Albspirit

Media/News/Publishing

‘Akademia Sovjetike e Shkencave nuk merr asnjë qindarkë nga buxheti’

Megjithëse në draft buxhetin për vitin 2018 Ministria e Financave kishte planifikuar fondin për Akademinë e Shkencave, Edi Rama i ka dhënë fund çdo diskutimi duke thënë se ky institucion nuk do të marrë asnjë qindarkë nga shteti deri sa nuk do të reformohet. Madje ai e quajti “akademi sovjetike” duke thënë se është një nëndetëse në rërë që nuk jep asgjë për vendin.

“Ne nuk do të financojmë Akademinë e Shkencave. Qendra e Studimeve Albanologjike do të financohet, por Akademia Sovjetike e Shkencave do të duhet të futet në një proces reformimi. Paratë e shpenzuara kot për paga për të tundur flamurin sovjetik sipër çatisë, do të shkojnë për kërkimin shkencor në universitet. Do të përfshijmë pas 27 vitesh bibliotekat shkencore të universiteteve në rrjetin e shkencës, duke garantuar me një fond mbi gjysmë milioni dollar regjistrimin e bibliotekave të universiteteve në gjithë rrjetin e botimeve, studimeve dhe materialeve shkencore që do të jetë i aksesueshëm nga çdo student. Gjithashtu do të financojmë kurset e anglishtes për të përmirësuar gjuhën angleze. Ne do të jemi të gatshëm të mbështesim këdo që ofron për shkencën në Shqipëri cilësi dhe zhvillim, por nuk kemi disponibilitetin të mbështesim një nëndetëse që kalbet në rërë dhe nuk jep asgjë”, ka thënë Rama sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist.

 

Please follow and like us: