Albspirit

Media/News/Publishing

Jep dorëheqjen krei i SHISH, Visho Ajazi

 

 
 

Burime nga Kryeministria dhe Presidenca, konfirmojnë se të premten ka dhënë dorëheqjen në mënyre perfundimtare shefi i SHISH Visho Ajazi.
Dyshohet se doreheqja vjen pas presionit te madhe te kryeministrit Rama ndaj shefit te SHISH Visho Ajazi, presione qe lidhen me investigimin dhe raportet qe SHISH ka bere per trafikun e droges.
Kur te gjithe prisnin arrestimin e Tahirit pas pergjimeve te italianeve ne kidhje me perfshirjen e tij ne trafikun e droges, ka ardhe dorezimi i Visho Ajazit. Duket se per momentin jane ne avantazh “Habilaj-Rama-Tahiri” dhe gazetaret e sponsorizuar direkt nga karteli i droges.

CILI ESHTE VISHO AJAZI LIKA
Visho Ajazi Lika u lind më 12 mars 1956, në Shkodër. Përvoja e tij e gjatë si punonjës publik, administrator publik, akademik, softëare inxhinier dhe menaxher IT, diplomaci dhe inteligjencë, kombinuar me karakterin entuziast, motivim të lartë, ambicie e dinamizëm, background të fortë matematik dhe përvojë të gjerë në programim, është një pasuri e krijuar nga vite të gjata pune intensive. Shtuar dhe rreth tre vitet e fundit në politikëbërje në fushën e shoqërisë së informacionit, si dhe në Qeverisje, i ka mundësuar z. Visho Ajazi Lika të ndërmarrë një hap të rëndësishëm, atë të pranimit të marrjes së drejtimit të një institucioni të rëndësisë së veçantë kombëtare, me besimin se kontributi i tij do të jetë në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe menaxheriale të SHISH-it.
Përvoja e gjatë e punës në ekip dhe aftësitë drejtuese të tij, janë një garanci se drejtimi i ardhshëm i këtij institucioni do të jetë një vlerë e shtuar në detyrat e tij veçanërisht të rëndësishme në funksion të Sigurisë Kombëtare dhe detyrave të tjera kushtetuese dhe ligjore.
Visho Ajazi Lika është drejtues i fokusuar në përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit, në përmirësimin e punës në grup, promovimin e karrierës në institucion dhe në pengimin e çdo tentative për të dalë jashtë kuadrit ligjor, të cilit SHISH-i duhet t’i përmbahet me fanatizëm.

EDUKIMI DHE KUALIFIKIMET
UNIVERSITETI I TIRANËS, FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS 1976-1981
PROGRAMI SPECIAL 5 VJECAR
DOKTORATURË NË SHKENCAT KOMPJUTERIKE 1991
HULUMTIME POST DOKTORATURËS MARS-KORRIK 1993
UNIVERSITETI POLITEKNIK I BARCELONËS
STRUKTURAT OCTREE NË KTHESAT DHE SIPERFAQET 3D

EKSPERIENCA PROFESIONALE DHE PUNËSIMI
SHËRBIMI INFORMATIV I SHTETIT GUSHT 2012
DREJTOR
KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHJETOR 2009- GUSHT 2012
ZËVENDËSMINISTËR PËR I-TIK
IQOR MARS 2007- NENTOR 2009
ZËVENDËS PRESIDENT PËR TEKNOLOGJINË E INFORMACIONIT;
EQUIFAX (IRMC) DHJETOR 1998- SHKURT 2007
SENIOR PROGRAMMER ANALIST
DREJTUES I PROJEKTIT GENERIC NBS PACKAGES
ORIFLAMME LTD KORRIK 1997 – PRILL 1998
ADMINISTRATOR I SISTEMIT KOMPJUTERIK TË KOMPANISË;
SHËRBIMI INFORMATIV KOMBËTAR SHTATOR 1994 – KORRIK 1997
DREJTOR I SHËRBIMIT TË JASHTËM;
MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME MAJ 1993 – GUSHT 1994
DIPLOMAT DHE SEKRETAR I PARË NË AMBASADËN SHQIPTARE NË RIAD, ARABI SAUDITE;
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS SHTATOR 1991 – MAJ 1993
PËRGJEGJËS I DEPARTAMENTIT TË INFORMATIKËS;
UNIVERSITETI I TIRANËS SHTATOR 1984-GUSHT 1991
PEDAGOG NË KATEDRËN E INFORMATIKËS;
NDËRMARRJA E KONSUMIT TË GJERË SHTATOR 1981-GUSHT 1984
MATEMATIKAN.

Please follow and like us: