Florjon Mima: Jepni fund lojës me plehrat!
Partia Demokratike ka mbajtur sot një qëndrim të prerë në lidhje me debatin për ligjin e mbetjeve. Nënkryetari i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese në Kuvend Florjon Mima, tha se loja e PS për plehrat duhet të marrë fund. Ai i kërkoi mazhorancës të fusë në rendin e ditës dy akte që mbahen peng nga PS prej muajsh. Të sjellë për votim dekretin e Presidentit Nishani që rrëzon Ligjin për Plehrat të miratuar nga PS, dhe të fusë në rend të ditës kërkesën që ka depozituar në Parlament, Partia Demokratike, që në shtator të vitit 2016 për referendum popullor për të ndalur përgjithmonë importin e plehrave.
“Lidhur me aktin që ju përmendët dhe mënyrën sesi do të tërhiqet kjo nisëm, meqënëse ende nuk jeni i qartë sesi do të tërhiqet akti, unë po ju them që ka vetëm një rrugë. Dekreti i Presidentit për pezullimin, për mosfutjen në fuqi të ligjit të mbetjeve, duhet validizuar, duhet sjellë në fuqi, dhe e vetmja rrugë për ta bërë këtë, është që ligji të bjerë, të rrëzohet me votim në Parlamentin e Republikës. Kjo nuk është shaka, ju jeni një nga iniciatorët e atij projektligji. Do të ishte nderin tuaj dhe të forcës politike që ju përfaqësoni ta sillni për votim dhe të gjithë deputetët e Parlamentit ta rrëzojnë me votën e tyre të lirë, të bindur se kështu i shërbejnë interesit publik”, tha Mima.
Mima, vuri në dukje, rrugën tjetër për të ndalur një herë e mirë importin e plehrave në Shqipëri.
“Së dyti , keni një kërkesë të opozitës, të legjislaturës së kaluar, e cila thotë se kjo cështje kaq madhore duhet ti drejtohet shqiptarëve, me anë të një referendumi . Sillni të validizuar kërkesën e opozitës për referendumin, lidhur me këtë cështje tejet të ndjeshme, dhe ta votojmë e ti hapim rrugë referendumit”, u shpreh Mima.
Please follow and like us: