Ndërron jetë regjisorja e parë grua e Teatrit Kombëtar
Regjisorja e njohur shqiptare Drita Agolli është shuar në moshën 90-vjeçare. E lindur në vitin 1927 në Peshkopi ajo ka lënë pas një sërë veprash të suksesshme si regjisore në Teatrin Kombëtar, duke përmendur “Otello”, “Hamleti”, “Lumi i Vdekur”, “Te Ura”. Drita Agolli është gruaja e parë shqiptare e diplomuar për regjisore. Ajo ndoqi studimet e larta në Institutin e Artit Dramatik të Moskës për regji filmi. Pas diplomimit në 1960 u emërua si aktore në Teatrin Popullor, për t’u bërë tre vite më pas regjisore në Teatrin Kombëtar.
Please follow and like us: