Balina Bodinaku emocionohet nga surpriza e motrave Blerta dhe Kiti
Prezantuesja Balina Bodinaku është surprizuar live, ditën e sotme në emisionin “Kush vjen për drekë” me një video-mesazh nga dy motrat dhe kunati i saj, të cilët i nxorën “të palarat”, prezantueses.
“Balina ka qenë fëmijë i qetë, ka qenë si kukull dhe atë që donte ta bënte e bënte me vendosmëri të jashtëzakonshme, bënte gjithnjë çfarë donte”,-tha Blerta Bodinaku, motra e prezantueses.
Nga ana tjetër Kiti Bodinaku , zbuloi një histori nga fëmijëria ku tha se Belina kur babai i saj vishej si babagjyshi i Vitit të Ri ajo i hiqte mjekrën dhe thoshte: Ky është babi.
Please follow and like us: