Albspirit

Media/News/Publishing

Miss Vietnam fiton kurorën e ‘Miss Globe 2017’

Miss Vietnam, Do Tran Khan Ngan ka fituar kurorën e ‘Miss Globe 2017’, ndërsa Miss Filipinet, Nelda Ibe ka fituar si shoqëruesja e parë e saj. Vajza nga Vietnami që studimet i ka kryer për financë së shpejti do të marrë pjesë edhe në ‘Miss Turisem World’. Ndërsa Miss Serbia, Elena Latypova fitoi si shoqëruese e dytë e Miss-it, Miss Shqiperia, Alesia Çoku si shoqëruesja e tretë dhe ‘Miss Cape Verde’, Simone Heijligers si shoqëruesja e katërt.
Kjo ishte pesëshja që triumfoi mes 55 vajzave nga e gjithë bota në ‘Miss Globe 2017’, ngjarje që për të 14 vit radhazi zhvillohet në Shqipëri si një prodhim i ‘Deliart Assosation’ dhe RTSH, këtë herë zhvilluar në mjediset e Qendrës Olimpike në Tiranë. Në një spektakël që mban si gjithmonë emrat e Petri Bozos si regjisor e Alda Bidës si producente, misset e paraqitura nga dyshja Leonard Bombaj dhe Esmeralda Blaceri fillimisht u shfaqën në skenë me kostumet e tyre kombëtare, më tej me veshje të koleksioneve të fundit, por edhe me fustane nusërie. Një video i paraqiti ato nëpër Tiranë, duke vizituar Pazarin e Ri apo Bunk’Art, por edhe duke shijuar gastronominë e qytetit gjatë ditëve të qëndrimit në Shqipëri. Por jo vetëm gara, por dhe të ftuarit e spektaklit ‘Miss Globe 2017’ gjallëruan skenën. Këngëtarët Eneida Tarifa,  që këndoi këgën e famshme Lacrimosa, këngëtarja Aurela Gaçe apo imitimi i Bluz Brothers nga i ashtuquajturi talent premtues, Marko Strazimiri dhe drejtori nacional i Amerikës Jim Florës. Duke përmbyllur një tjetër edicion të ‘Miss Globe’, që me sa duket do të mbetet gjatë në Shqipëri e ndoshta nuk do të reshtë kurrë së qeni  dashuruar me këtë vend, për të sjellë mes bukurive të kësaj toke bukuri nga e gjithë bota.

Please follow and like us: