Marko Caka sulmon Aulonën dhe Fatmën: S’kanë ç’shesin dhe ekspozojnë trupin!
Debatet mes personazheve të njohura në vendin tonë nuk kanë qenë të pakta. Herë përmenden emra dhe herë të tjera jo, po ama jo gjithçka është aq ‘’qejf” sa duket nga jashtë. Rasti më i fundit është ai i aktorit të vetëm shqiptar, Marko Caka, që ka qenë pjesë e filmit ‘’Fast and Furios”. Ai ka sulmuar në mënyrë jo direkte dy moderatoret Fatma dhe Aulona, duke thënë se ato duke qenë se nuk kanë më çfarë të shesin kanë filluar që të ekspozojnë trupin e tyre.
REAGIMI I CAKËS:
Pak humor.. Fashion pa pik lidhje.. Hey guys sa isha ne kulmin e adoloshences u mora vetem me shkolla se keshtu me donte im ate, por se cfare kerkojne tani kastingjet njujorkeze kete nuk e di, apo ngaterrojne fashion me veren franceze, sa me e vjeter aq me e shijshme. Pika qe su bie.. Shenim: Ju lutem mos me ngaterroni me ata thumbeshat e rendomta qe te marrin ne goje gjithe diten, se tani kur po e shohin se nuk kane cfare shesin, kane filluar te ekspozojne trupin e tyre pa pike lidhje..
PO KU LIND KONFLIKTI MES TYRE
Më herët Caka ka pasur një intervistë për gazetaren e ‘’TCH” Jetona Koçibeli, intervistë e cila është komentuar dhe nga dy gazetaret e shoëbiz-it.
Ç’SHKRUANTE CAKA PARA DISA KOHËS:
Me erdhi keq qe dy drejtuese te nje emisioni thashethemesh te shoëbizit alla VIP-tallava shqiptar, kane sulmuar gazetaren e njohur te TCH, Jetona Koçibelli e cila pasqyron vetem lajmet me vlere te ngjarjeve kulturore te dites. Dhe pikerisht meqenese Saga e filmit Fast and Furious eshte nje ngjarje kulturore e diteve te fundit, qellimi i gazetares ishte qe me intervisten me mua te pasqyronte sesi nje shqiptar ka hyre dhe ka punuar per kete film, dhe si jane pershtypjet dhe eksperienca ne sheshxhirim,te punosh me yjet, me regjizorin dhe me stafin e Universal qe ka perdorur teknollogjine e fundit. Pra ne interviste asgjekundi nuk jam pasqyruar si ylli i filmit, por nje aktor i thjeshte qe ka rolin e nje prej operativave police qe operojme trazirat e burgut duke sulmuar dy kapot e te burgosurve Dëayne Johnson, Jason Statham gjate dyluftimeve te tyre, si dhe operon perplasjet e makinave ne autoshoë, qe per kete skene me eshte dashur te shkoj ne qytetin tjeter franchise, Cleveland (dhe sa per dijeni vetem per pak skena produksioni punon me jave te tera).
Kaq flitet per mua dhe ku eshte problemi me keta thashemiste qe bejne te rendesishmen qe produksioni hollivudian duhei ti kishte pyetur me perpara nese policet operative duhet te kene rol apo jane vetem per te prere flete gjoba dhe per te marre ndonje rrushfet. Apo thjesht kane problem me emrin tim si shqiptar qe perdoret ne te gjitha faqet zyrtare te filmit dhe te kinematografise nderkombetare.
For everything, before you can ask the Universal production about that. It’s not my fault.
Sqarim: Ishte nje reagim ndaj videos qe ma sollen ne Inbox, vetem per ta mbrojtur nga pickimet gazetaren e nderuar te kanalit prestigjoz TCH dhe jo per veten time, sepse brenda industrise gjigande nuk deperton dot zhurma e mizave.