Miliarderi Sean Parker dhuron 250 mln. dollarë për kërkime në fushën e kancerit
Sean Parker, themelues i “Napster” dhe presidenti i parë i “Facebook”, dhuroi dje 250 milionë dollarë për 6 qendra kërkimore për kancerin, përmes fondacionit të tij, që do t’i kushtohet kërkimit shkencor mbi imunoterapitë, një metodë e re shumë premtuese.
Imunoterapitë, të zhvilluara që prej 15 vitesh, konsistojnë në stimulimin e sistemit imunitar për luftën kundër qelizave kancerogjene.
“Ne ndodhemi në një pikë kthese kundër kancerit… në qëllimin tonë për të shpëtuar miliona jetë”, deklaroi Sean Parker me anë të një komunikate.
Objektivi i institutit “Parker” është përshpejtimi i proceseve imunoterapike për ta transformuar kancerin në një sëmundje të shërueshme.
Ky institut ka 40 laboratorë dhe mbi 300 shkencëtarë e kërkues.
Please follow and like us: