Albspirit

Media/News/Publishing

Eh Qani, Qani, KLD shkarkon gjyqtarin në Elbasan

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur shkarkimin e gjyqtarit Qani Hasa i cili ushtronte detyrën në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Elbasan. Gjyqtari Hasa rezulton i dënuar për fshehje të pasurisë. “Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli vendosi me shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Elbasan, Q.H, për shkak të dënimit me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi. Në vijim Këshilli vendosi deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak të mbushjes së moshës të pensionit, të dy magjistrateve. Gjithashtu, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtari”,-njofton KLD.

Please follow and like us: