Albspirit

Media/News/Publishing

60 vite më parë u themelua “Perpjekja”, shoqata e studentëve shqiptarë në Universitetin e Beogradit

Mbresa e kujtime 

 

Me 15 nentor te vitit 1957 ne Beograd u themelua Shoqata Letraro – Muzikore “Perpjekja” e studenteve shqiptare qe studionin ne Universitetin e Beogradit. Eshte kjo nje ngjarje e rendesishme historike ne jeten kulturore te shqiptareve ne ish Jugosllavi, sepse kjo ishte shoqata e pare serioze studentore qe kishte nje veprimtari te hovshme, te begate e te vazhdueshme gjate tere ekzistences se saj. Aty nga fundi i viteve te 40-ta dhe ne fillim te viteve te 50-ta te shekullit te kaluar numri i studenteve shqiptare qe studionin ne fakultete te ndryshme te Universitetit te Beogradit ishte shtuar dukshem. Te rinjte shqiptare te etshem per dituri, me çdo kusht u munduan t’i shfrytezonin ato pak mundesi qe u ishin dhene per te ndjekur studimet e larta. Te mos harrojme se Kosova atehere kishte nevoje per kuadro te çdo lemie. Ne fillim studentet shqiptare zgjidhnin Beogradin per shkak te afersise me Kosoven dhe per shkakun se aty ndodhej e vetmja kateder e gjuhes shqipe ne ish Jugosllavi. Me shtimin e numrit te studenteve lindi edhe nevoja per t’u organizuar, per te zhvilluar nje veprimtari te organizuar, me cilesi e vlera artistike e kombetare. Kjo edhe nuk ishte aq e lehte, sepse rrethanat historike te ashpra per shqiptaret. Shqiparet ishin te shtypur, ishte “Koha e Rankoviqit” (Aleksander Rankoviq, minister i Puneve te Brendshne te Jugosllavise dhe antishqiptar i perbetuar) dhe çdo levizje shqiptare per perparim e emancipim shihej me dyshim nga autoritetet antishqiptare te Jugosllavise se atehershme. (Vite me vone (1977), ne nje takim qe patem ne “Perpjekje” me trupen e Teatrit Krahinor (tani Kombetar) te Prishtines, skenografi i njohur, Nuredin Loxha (1935 – 1992) na tregoi se ne fillim te viteve te 60-ta kishte qene kryetar i “Perpjekjes” dhe gati çdo dite e kishin thirrur ne UDB per ta pyetyr se çka po ndodhte ne “Perpjekje”, me çka po merreshin, etj).

Megjithate, me ndihmen e profesoreve te tyre, Anton Çetta, Idriz Ajeti, qe atehere ishin te angazhuar ne Katedren e Ghuhes Shqipe ne Beograd, ate dite mesnentori u themelua “Perpjekja”.  Meqenese ishte student me i vjeter dhe ate vit kishte botuar nje permbledhje me poezi (“Tufa”), kryetar u zgjodh Latif Berisha (1931 – 1999,  masakruar nga paramilitaret serbe), sekretar, Zekeria Cana (1934 – 2009), dhe kryetar i Keshillit Artistik, Muhamed Kerveshi (1935).Sesi u vendos per kete emer, vite me vone, me 1977 me rastin e festimit te 20 Vjetorit te Themelimit te “Perpjekjes”, profesor Anton Çetta do te tregonte: “Me erdhen nje grup studentesh per t’u keshilluar per themelimin e nje shoqate studentore dhe se çfare emri duhet t’i venin. Atehere, vazhdoi profesori, une u thashe se ata kishin ardhur per te studiuar, per t’u perpjekur per t’i mbaruar studimet, per te dhene ndihmesen e tyre per zhvillimin e Kosoves dhe viseve tjera shqiptare ne ish Jugosllavi, prandaj shoqata le ta marre emrin, “Perpjekja””. Dhe ashtu u vendos. Ky emer gjithmone me kujton emrin e revistes “Perpjekja shqiptare”, botuar ne Tirane, nga Branko Merxhani ne vitet e 30-ta te shekullit te kaluar. Me siguri edhe profesor Antoni kete e ka patur ne mendje, duke e lene te nenkuptohet vete ate pjesen tjeter, “shqiptare”.

Shoqatat krijohen per te zhvilluar veprimtari te organizuara, per te ruajtur dhe per te krijuar vlera kulturore, artistike e kombetare. Pikerisht  kete e beri “Perpjekja” qe nga dita e themelimit e deri ne mbyllje me dhune nga autoritetet serbe ne fund te viteve te 80-ta te shekullit te kaluar. Themeluesit dhe anetaret e “Perpjekjes” ishin te rinj entuziaste me plot enderrime, plot plane per te ardhmen, energji te pashterrshme krijuese. Keta ishin nder studentet e pare qe po studionin ne lemite e tyre perkatese dhe kur perfunduan studimet u kthyen ne Kosove dhe zhvilluan veprimtarite e tyre kulturore, arsimore, shkencore. U ben themelues e drejtues te institucioneve arsimore, kulturore e shkencore. Anetare dhe veprimtare te “ Perpjekjes” ishin ata qe me vone do te beheshin shkrimtaret dhe poetet e njohur te Kosoves: Muhamed Kerveshi, Fafredin Gunga, Din Mehmeti, Agim Gjakova, historiani, Zekeria Cana, piktoret: Muslim Mulliqi, Xhelosh e Mikel Gjokaj, shkencetari i njohur, Dervish Rozhaja, i cili me vone do te behej rektori i pare i Universitetit te Prishtines, aktoret e njohur ne tere hapesiren e ish Jugosllavise: Bekim Fehmiu, Faruk Begolli, Enver Petrovci e shume e shume te tjere: kompozitore, mjeke, inxhiniere, farmaciste, kimiste, fiziciste te njohur kosovare. Çdo shoqate, çdo institucion do te krenohej me anetare, me veprimtare te nje kalibri te tille. Ishte ky ai brezi i arte i intelektualeve shqiptare ne ish Jugosllavi. “Perpjekja” u be edhe nxitese, udherrefyese edhe per shoqatat tjera qe u themeluan me vone nga studentet shqiptare qe studionin ne universitetet tjera ne ish Jugosllavi: Zagreb (“Shkendija”, 1960), Sarajeve (“Lulezimi”), Lubjane (“Shkendija”), etj.

Per “Perpjekjen” dhe veprimtarine e saj kam degjuar qysh kur kam qene femi,sepse babai im ishte i parapaguar per disa vite ne gazeten e perditshme te Prishtines, “Rilindja”, dhe aty here pas here kishte edhe shkrime per veprimtarite e “Perpjekjes”. Ndersa me vone edhe vete u bera anetar e veprimtar i “Perpjekjes”. Ne vitin 1975 i regjistrova studimet e farmacise ne Universitetin e Beogradit dhe qysh ne ditet e para e vizitova Katedren e Gjuhes Shqipe. Ne nje dhome te madhe te mbushura plot me libra, qe ishte biblioteka e katedres, takova dr. Halit Ternavcin, i cili atehere ishte shef i katedres, dhe biseduam per studimet e gjuhes shqipe ne Beograd, per katedren, per studentet shqiptare ne Beograd, etj. Pas pak kohe pasi u stabilizova dhe deri diku u pershtata me mjedisin e ri, e vizitova edhe “Perpjekjen”. Lokalet i kishte ne bllokun e dyte ne Qytetin e Studenteve ne Beogradin e Ri. Kishte nje dhome qe sherbente si zyre dhe nje dhome me te madhe ku ishte i vendosur televizori dhe e perdornim edhe per takime, mbledhje te ndryshme. Kuptohet,ata  studente te dikurshem emrat e te cileve permenda me lart, nuk ishin me, por ndihej ajo fryme, ato gjurme qe ata kishin lene dikur. Dhe kur te vinte ne mend, kur permendje emrin “Perpjekje” te dilte para sysh ajo pune e madhe, ato perpjekje te paraardhesve tane. Tani radha na kishte ardhur neve, brezave pak me te rinj. Me hapjen e fakulteteve ne Prishtine ne fillim te viteve te 60-ta te shekullit te kaluar dhe me vone me themelimin e Universitetit te Prishtines me 1970, numri i studenteve qe studionin ne Beograd ishte pakesuar dukshem. Megjithate, kishte mjaft studente qe studionin ne fakultetet qe nuk ekzistonin ne Universitetin e Prishtines, ndersa disa studionin ne Beograd e Zagreb e qytete te tjera, sepse keto universitete ishin me te njohura dhe qytete e medha ofronin edhe diçka me teper qe Prishtina atehere nuk i ofronte.

“Perpjekja” per ne studentet shqiptare, sidomos per at ate vitit te pare te studimeve, ishte nje oaze e qete, qe na ofronte ngrohtesi, ishte nje cope vendlindje. Aty mblidheshin si rreth vatres studentet nga te gjitha trevat shqiptare.  Aty çmalleshim me vendlindjen tone, takonim njeri – tjetrin, miqesoheshim me njeri – tjetrin, i ndihmonim njeri- tjetrit, lexonim gazetat shqiptare: “Rilindja”, “Zeri i rinise”, “Flaka e vellazerimit” dhe publikimrt tjera ne gjuhen shqipe. “Perpjkja” ishte vendtakimi yne me i dashur. Kur takonim njeri – tjetrin ne qytet, pyetjet e para ishin: “A ishe ne “Perpjekje”?”, “Çka ka te re ne “Perpjekje”?”. Shpesh, sidomos ne fundjave mblidheshim dhe kendonim kenget tona te bukura. Dallohej studentja gjakovre, Myzafere Rizvanolli (Myza), me zerin e saj te bukur, interpretimin artistik e repertoarin e saj te pasur, ku spikasnin kenget gjakovare e serenatat korçare. Edhe tani pas 40 vjeteve, ende me kumbon ne koke zeri i Myzes: “O moj korçare sa e bukur je/me ato naze porsi nuse e re/dhe kur me shkoje ti ne bulevard/zemrat tona digjeshin flake e zjarr….”

Qellimi dhe detyrimi yne kryesor ishte ndjekja dhe perfundimi i studimeve, por ne kohen tone te lire mundoheshim te zhvillonim edhe ndonje veprimtari kulturore, letrare, muzikore,sportive. Te paraqisnim vlerate tona kulturore para publikut te Beogradit e me gjere.“Perpjekja” i ka patur mjaft aktiv seksionin  letrar dhe ate muzikor. Vete emri i “Perpjekjes” ishte: “Shoqata Letraro – Muzikore”. Ndoshat nuk ishim edhe aq aktiv sa edhe brezi i arte i “Perpjekes”, por edhe ne mundoheshim te benim diçka brenda mundesive tona. Grupi muzikor udhehiqej me mjeshteri nga studenti i Akademise se Muzikes, Hajdar Elezkurtaj dhe ne gjirin e tij kishte instrumentiste e soliste te talentuar: Hajdar Elezkurtaj, Myzafere Rizvanolli, Indira Kordiqi, Selajdin Doli e me vone ketij grupi iu bashkangjit edhe kengetari i njohur, Fehmi Xharra. Ne ate periudhe ne Beograd qendronte edhe kengetari i njohur, Esat Bicurri, i cili ndiqte nje specializim per doganat dhe shpesh vinte ne “Perpjekje”.

Ne vitin 1977 “Perpjkeja” organizoi nje turne te sukseshme ne qytetet shqiptare te Lugines se Presheves: Presheve e Bujanoc, ku u paraqit me nje koncert te pasur me kenge e valle shqiptare. Ne pranvere te vitit 1977 grupi letrar organizoi nje mbremje letrare mjaft te suksesshme ne bashkepunim me Lidhjen e Shkrimtareve te Kosoves, ku merrnin pjese shkrimtaret e njohur: Ali Podrimja, Anton Pashku, Vlladeta Vukoviq e Nazmi Rrahmani. Punimet e tyre ne poezi e proze i lexuan edhe anetaret e “Perpjekjes”: Nezir Sefaj, Sadik Elshani dhe disa te tjere, qe tani emrat e te cileve nuk me kujtohen. Numri i pjesemarresve ishte i madh, ndersa mbremjen e udhehoqi me plot profesionalizem aktori i njohur, Enver Petrovci, atehere student i Aklademise se Arteve Dramatike. Pas paraqitjes se punimeve artistike u organizua nje koktej i pasur, i cili kaloi ne nje atmosfere te ngrohte vellazerore, duke biseduar me shkrimtaret e njohur gjer ne oret e vona te nates. Ne muajin maj te vitit 1977 ne Beograd, ne organizimin e “Perpjekjes” u mbajten “Takimet e majit”. Ishin keto takimet e studenteve shqiptare qe studionin ne universitetet e Jugosllavise se atehershme ku kishte shoqata te studenteve shqiptare: Zagreb, Beograd, Sarajeve e Lubjane. Ishte ky nje rast i mire per t’u njohur studentet shqiptare ne mes vete, zhvilloheshin gara sportive, shfaqeshin programe artistike me kenge e valle shqiptare, recitime, dramatizime, etj. E çka eshte edhe me e rendesishme, ne keto takime lidheshin edhe miqesi te reja.

Viti 1977 ishte edhe viti i 20 Vjetorit te Themelimit te “Perpjkejes”, prandaj edhe veprimtarite ishin me te dendura. Ate vit ne Beograd po qendronte edhe historiani i njohur, Zekeria Cana, qe siç u permend me lart ne kete shkrim, ai ishte nder themeluesit e “Perpjekjes” dhe sekretari i saj i pare. Ai kishte nje qendrim shkencor ne Beograd per te bere kerkime ne arkivat e atij qyteti per marredhenjet shqiptaro – serbe, qe ishte tema e magjistratures se tij. Profesor Cana shpesh vinte ne “Perpjekje” dhe personalisht, kuptohet edhe me ndihmen tone, u mor intensivisht me organizimin e festimit te 20 Vjetorit te “Perpjekjes”. Takimet me profesor Canen mbeten te paharrueshme, sepse haptas bisedonim per shume çeshtje shqiptare, gjendjen ne Kosove dhe perpjekjet tona per t’i dale zot Kosoves, kombit tone. Na tregonte edhe per historine e “Perpjekjes” sfidat me te cilat ishin ballafaquar ne ditet e tyre studentore, qe kishin qene shume me te pavolitshme se koha jone. Na porosiste vazhdimisht qe kurre te mos binim ne ndikimin, ne grackat, kthetrat e qarqeve antishqiptare te Beogradit, te cilet nuk e shihnin me sy te mire “Perpjekjen”, apo thene me mire, e kishin hale ne sy. 20 Vjetori u festua ne menyre madheshtore me nje program te pasur artistik te mbajtur ne Qendren Kulturore te Qytetit te Studenteve dhe pastaj vazhdoi me nje darke solemne ne hotelin me te njohur te Beogradit, “Hotel Jugosllavija”. Ne kete manifestim merrnin pjese shume anetare te hershem te “Perpjekjes”, profesor Anton Cetta, Zekeria Cana e shume figura te tjera te jetes politike, kulturore. shkencore te Kosoves. Merrnin pjese edhe perfaqesues te shoqatave simotra nga Zagrebi, Sarajeva, Lubjana, Subotica, Prishtina. Anetaret e dalluar u nderuan me mirenjohje per punen e tyre me plot perkushtim ne periudha te ndryshme te ekzistences 20 vjecare te “Perpjekjes”.

Ne vjeshten e vitit 1977 kalova ne Universitetin e Zagrebit, por lidhjet me “Perpjekjen” nuk i nderpreva kurre. Sa here qe kaloja neper Beograd, gjithmone shkoja ne “Perpjekje” per t’i vizituar miqte e mi. Ne vitin 1984 ndodhi qe shumicen e sherbimit te detyruar ushtarak ta kryeja ne Beograd dhe kazerma ndodhej ne Zemun, jo shume larg selise se “Perpjekjes”, prandaj shpesh shkoja aty dhe kaloja shume çaste te hareshme me studentet shqiptare. Nje dite po rrinim ne nje dhome studentesh dhe hyri nje student, qe per te mos na trazuar, me ze te ulet po e kerkonte nje fletore nga nje studente. Ajo e nxori dhe po ia zgjat nje fletore me permasa pak te medha, por me mbulesa te hequra (shqyera). E njoha menjehere, ishte fletorja ime. Ne vitin e pare te studimeve ne kuader te lendes se kimise inorganike kishim nje liberth me probleme e ushtrime nga stokiometria (angl. stoichiometry), qe eshte llogaritja relative e sasive te reaktanteve dhe produkteve ne reakcionet kimike. Une i mora dhe i zgjodha te gjitha problemet ne menyre sistematike e shume te hollesishme. Keto detyra, probleme, ishin pjese e provimit me shkrim nga kimia inorganike. Une pasi e kisha dhene provimin, kete fletore ua dhashe shokeve te mi dhe ja qe ajo fletore paska shkuar dore pas dore e brez pas brezi per gati 10 vite te tera. U thashe atyre se ajo ishte fletorja ime dhe nuk e mora prape, por e lashe qe ta vazhdonte “misionin” e saj. Ja, keshtu ndihmonim njeri – tjetrin. Ajo fletore e kishte mbajtur gjalle pranine time ne mes te studenteve shqiptare ne Beograd.

Autoritetet serbe e mbyllen me dhune “Perpjekjen” ne fund te viteve te 80-ta apo ne fillim te viteve te 90-ta te shekullit te kaluar, por ata kurre nuk mund ta shlyejne ate nga kujtesa jone! Mund te shkruaj edhe me shume faqe per “Perpjekjen”, por dua ta mbyll kete shkrim duke e vleresuar lart veprimtarine e gjithanshme, kulturore e atdhetare te “Perpjekjes”, si njeren nga shoqatat me aktive studentore shqiptare te te gjitha koherave. Roli dhe rendesia e saj me plot te drejte mund te matet e te krahasohet me shoqatat e tjera shqiptare te krijuara gjate Periudhes se Rilindjes sone Kombetare.

Anetare te “Perpjekjes” kudo qe jeni: Gezuar 60 Vjetorin e Themelimit te shoqates sone!

Philadelphia, 17 nentor 2017

Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtari i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Please follow and like us: