Albspirit

Media/News/Publishing

Çitaku: Shumë përgjegjës të masakrave në Kosovë nuk janë dënuar ende

 Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj vendimit të Tribunalit të Hagës për burgimin e përjetshëm të Ratko Mlladiqit për krime lufte dhe gjenocid në Bosnjë.

Çitaku në një postim  në Facebook në gjuhën angleze ka shprehur indinjatën që edhe pas gati dy dekadash nuk janë dënuar shumë përgjegjës të masakrave dhe krimeve të tmerrshme në Kosovë.

“U deshën më shumë se dy dekada për të vënë drejtësinë për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë.

Më thyhet zemra kur e mendoj dhimbjen që është dashur të kalojnë të mbijetuarit”, ka shkruar ajo.

“Dhemb kur e di se nuk janë dënuar shumë përgjegjës të masakrave dhe krimeve të tmerrshme në Kosovë”, ka theksuar ambasadorja Çitaku. (Ylliria press)

Please follow and like us: