Albspirit

Media/News/Publishing

Biznesi i mermerit/Ilir Meta humb 1 miliardë euro, bllokimi i guroreve në Tomorr prish kontratat me Greqinë, Kroacinë, Malin e Zi

Lëvizja Socialiste për integrim i ka shtuar sulmet ndaj kryeministrit. Madje eksponentët e saj më të lartë, që nga Monika Kryemadhil, kryetare e kësaj partie e deri tek Petrit Vasili nënkryetar, apo edhe “zarat” e tjerë më të vjegjël në “stolin” e rezervave përfshirë dhe ish ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani e kërcënojnë kryeministrin Edi Rama.

E kërcënojnë jo pak, por me përsëritjen e tragjedisë së marsit të vitit 1997. Dhe nuk kërcënohet individi Edi Rama, ai mbron veten në këtë rast, por kërcënohet kryeministri i Shqipërisë, sido që ta ketë emrin dhe në veçanti Shqipëria dhe shqiptarët. Tragjeditë i kanë vuajtur shqiptarët e vendi, dhe aspak politikanët. Të cilët aty kanë qënë dhe aty kanë mbetur, këtu e 27 vite me radhë.

Dhe kur LSI dhe lidershipi i saj kërcënon me tragjedinë e vitit 1997, ku shqiptarët humbën 1.2 miliardë dollarë në firmat mashtruese piramidale, u armatos popullsia dhe shteti ra për tre ditë dhe u vranë afër 5 mijë njerëz të pafajshëm, do të thotë se LSI dhe lidershipi i saj e ka një hall të madh.

Ka marrë një aksion për të ndërprerë kontratat e paligjshme me të gjitha kompanitë e guroreve që nga Kruja e deri në Malin e Tomorrit. Vendi po masakrohet dhe ministri kërkon të vendosë në binarë ligjorë këtë biznes problematik me pasoja të përmasave kolosale për të ardhmen e gjithë vendit. Deri këtu në rregull, shqiptarët janë të kënaqur.

Pa i hyrë faktit se çfarë kërkon një Berishë në Skrapar, Berat dhe Tomorr, e themi këtë se banorët në ato zona janë shumë nacionalistë dhe mëvetistë, mund të themi se vendimi i ministrit Klosi penalizon kompanitë e Ilir Metës. Ato të mermerit kryesisht, pasi ka kërkesa të mëdha në treg.

Kryesisht në Greqi, u ndërtua apostafat rruga e re për ta çuar lëndën e parë të mermerit në tregun grek. Por dhe në Kroaci dhe në Malin e Zi ku Meta ka gjetur nje treg të admirueshëm, sidomos në zonat turistike në fushën e dekoracioneve. Por dhe për elementë të tjerë. Pa përjashtuar Rumaninë, ku Meta ka kompaninë e vet të ndërtimit dhe tentativën për të depërtuar në tregun italian.

Ndërprerja e aktivitetit të kompanive të Mermerit në Tomorr por dhe në Krujë e gjetkë, të cilat e shesin lirë te Meta produktin, i shkakton një dëm prej afër 1 miliardë euro Ilir Metës dhe bandës së tij financiare. Pasi do të detyrohet të mos respektojë dhe të prishë në mënyrë të njëanshme kontratat me kompanitë greke, kroate, malazeze deri dhe rumune.

Jo vetëm humbja nga tregëtia e munguar por dhe penalitetet për shkelje të njëanshme të kontratës ia çojnë në stratosferë humbjen Ilir Metës dhe Monikës nga aksioni i ministrit Klosi për bllokimin e guroreve në Tomor e deri në Krujë.

Prandaj i janë sulur Ramës duke i kujtuar vitin 1997 dhe duke i llogaritur se nga ndërprerja e kontratave do tu shkaktojnë kompanive 2 miliardë euro humbje. Një rrugë e dy punë, dhe e kërcënojnë që të ndërpresë aksionin por dhe i thonë se nëse nuk e ndërpret kaq është pazari për ndërprerjen e këtyre kontratave.

Ndërsa Meta President po reagon në anën tjetër, si kryetar shteti nuk po dekreton as kreun e SHISH Helidon Bendo, as propozimin për ambasador në NATO të ish kreut të SHISH Visho Ajazi Lika. Ndërkohë që i ka kthyer në Kuvend dhe një ligj.

Por dhe po e zvarrit ngritjen e institucioneve të Vettingut dhe të zbatimit të Reformës në Drejtësi. Tashmë lufta ka filluar, lufta për mbrojtjen e pasurisë nga ana e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Qeveria është nën goditje. Vettingu është në prag./Pamfleti.com/

Please follow and like us: