Albspirit

Media/News/Publishing

Kryebashkiaku sulmohet me thikë

Një kryebashkiak në perëndim të Gjermanisë  është therur në qafë në një dyqan. Mësohet se kryebashkiaku gjerman Andreas Hollstein, i ka mbijetuar sulmit me thikë, i cili besohet se është kryer për shkak të politikave të tij liberale ndaj migrimit. Qyteti në Nordrajn Vestfalen ka pranuar refugjatë më shumë se kuota që i është përcaktuar. “Autoritetet e sigurisë besojnë se prapa sulmit ka motive politike”, tha kryeministri i Nordrajn Vestfalen, Armin Laschet. Kryebashkiaku është në partinë e kancelares gjermane, Angela Merkel. Dëshmitarë të cituar nga mediat gjermane kanë thënë se sulmuesi – tani në paraburgim – ka kritikuar politikat e tij gjatë sulmit të së hënës mbrëma. Në një postim në Twitter, Merkel e ka dënuar sulmin. “Jam e zemëruar nga sulmi me thikë kundër kryebashkiakut Andreas Hollstein, por ndjehem e lehtësuar që ai është në gjendje të kthehet te familja e tij. Faleminderit edhe atyre që e kanë ndihmuar”, ka thënë Merkel.

Please follow and like us: