Albspirit

Media/News/Publishing

Oxfam: Shqipëria në listën e zezë të BE

Organizata prestigjoze franceze Oxfam, ka publikuar këtë të martë një studim ku zbulon vendet me taksa më të larta ose siç e kanë etiketuar “parajsa fiskale”.

Në listë janë përfshirë 35 vende të Bashkimit Europian mes tyre dhe Shqipëria.

“Kjo listë publikohet në një kohë kur është rritur presioni ndërkombëtar për zbulimin e origjinës së parave që qarkullojnë në ekonomitë në zhvillim të botës perëndimore”, shkruajnë mediat vendase.

Në listën kryesore me 35 shtete të cilat janë përfshirë, veç Shqipërisë figurojnë edhe të gjithë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës.

Shqipëria përfshihet në listën e zezë të Brukselit dhe kjo vjen për shkak se vendi ynë, sipas Oxfam, nuk përmbush ende plotësisht një ndër tre kriteret kyçe, atë të implementimit të masave për të luftuar evazionin fiskal dhe shmangien e taksave.

https://tempsreel.nouvelobs.com/economie/20171128.OBS7899/paradis-fiscaux-oxfam-devoile-sa-liste-et-met-la-pression-sur-l-europe.html

Please follow and like us: