Albspirit

Media/News/Publishing

Drejtoria e Monitorimit: Nesër mbaron mandati i Llallës, zëvendësuesi të zgjidhet me 84 vota

Komisioni parlamentar i Ligjeve ka zhvilluar ditën e djeshme mbledhjen e rradhës, ku duket se ka marrë ok nisja e procedurave për zëvendësimin e Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, të cilit i mbaron mandati ditën e nesërme në 7 dhjetor.

Mazhoranca ka deklaruar se do të zgjedhë një prokuror të përkohshëm deri në ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ndërsa dërsa opozita e ka kundërshtuar këtë propozim. Sipas përfaqësuesve të Partisë Demokratike me këtë zgjidhje antikushtetuese maxhoranca ka për qëllim të kapë Kryeprokurorin dhe të mbyllë dosjet e krimit.

Drejtoria për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura në Kuvend, në një memo drejtuar Komisionit të Ligjeve, bën të ditur se Adriatik Llallës i përfundon mandati në 7 dhjetor.

Drejtoria e Monitorimit shprehet dakord me zgjedhjen e një prokurori të përkohshëm, por saktëson se për zgjedhjen e tij duhet shumicë e cilësuar prej 84 votash. Për plotësimin e këtij numri votash, maxhorancës do t’i duhen edhe deputetë të tjerë veç atyre të PS.

Please follow and like us: