Albspirit

Media/News/Publishing

Miss-i arratiset me kurorën 100 mijë USD: S’e dija që më ishte hequr çmimi

kurora

‘Miss Asia Pascific World’, 16 vjeçarja nga Birmania,  May Myat Noe u akuzua nga organizatorët koreano-jugorë të këtij evenimenti se ishte arratisur bashkë me kurorën me vlerë 100 mijë USD, gjë që është mohuar nga vetë ajo.

May Myat Noe, të cilës i ishte hequr kurora për sjellje të pahijshme pak pasi fitoi çmimin e Miss-it, në një konferencë për mediat ka bërë me dije se nuk e dorëzon kurorën derisa organizatorët e spektaklit t’i kërkojnë falje publike për dëmin që i kanë shkaktuar vendit të saj duke e quajtur hajdute.

kurora1

Ajo ka mohuar se është arratisur bashkë me kurorën ndërkohë që ka thënë se nuk e dinte se i ishte hequr çmimi.

 

Please follow and like us: