Tronditet politika, vetëvritet politikani i njohur
Një politikan amerikan, përfaqësues i shtetit në Kentucky, Dan Johnson u gjet i vdekur të mërkurën.
Dyshohet se Dan Johnson ka kryer vetëvrasje disa ditë pasi u shfaqën akuzat se ai kishte ngacmuar një anëtare të kishës së tij kur ishte 17 vjeçe.
57 vjeçari i cili kishte mohuar akuzat, duket se ka qëlluar veten në makinë.
Ai vdiq nga një plagë me armë zjarri, pasi kishte ndalur makinën e tij në një pjesë të izoluar, në Uashington.
Johnson u zgjodh si përfaqësues i shtetit amerikan të Kentucky në vitin 2016. Johnson ishte gjithashtu pastor në një kishë lokale.
Por të hënën, policia publikoi denoncimin e një vajze të re, që e akuzonte për sulm seksual në bodrumin e tij në vitin 2013.
Duke predikuar në kishën e tij të martën, zoti Johnson tha se akuzat kundër tij ishin “krejtësisht të rreme”, duke thënë se ato ishin pjesë e një strategjie mbarëkombëtare për të mposhtur republikanët.
Por duket se ai nuk i rezistoi dot presionin nga ana e komunitetit, dhe pas dy ditësh u gjet i vdekur.
Autoritetet bëjnë të ditur së në vendngjarje është gjetur një armë, ndërsa sot pritet të dalin detaje të reja pas kryerjes së autopsisë.