Albspirit

Media/News/Publishing

Google njofton hapjen e qendrës së të kërkimeve shkencore në Kinë

Google ka njoftuar hapjen e një qendre kërkimore të Inteligjencës Artificiale në Pekin.

Qendra kërkimore do të jetë pjesë e rëndësishme e misionit kolektiv të gjigantit të internetit, tha të mërkurën Li Feifei, shkencëtarja e kryesore e programit Google Cloud të Inteligjencës Artificiale.

“Unë besoj se Inteligjenca Artificiale dhe përfitimet prej saj nuk kanë kufij. Nëse një zbulim i madh ndodh në Silicon Valley, në Pekin apo kudo tjetër, ai ka potencialin e madh për të ndikuar jetën e popujve të mbarë botës,” tha Li.

Kjo është qendra e parë e këtij lloji në Azi dhe synon të punësojë talentet vendore, shtoi ajo.

Li tha se partnerët e Google-it për programin e Inteligjencës Artificiale kanë pasur ndryshime me ritëm befasues dhe teknologjia e tyre ka filluar të ndikojë thellësisht jetën njerëzore.

Please follow and like us: