Turqia bën thirrje për arrestimin e basketbollistit amerikan
Një prokuror turk bëri thirrje për arrestimin e një basketbollisti amerikan për fyerje të presidentit Rexhep Tajip Erdogan, njoftoi sot agjensia e lajmeve Anadolu.
Kanter, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara dhe luan me ekipin New York Knicks, akuzohet se ka fyer presidentin Erdogan në Twitter.
Pas njoftimit, Kanter u përgjigj në Twitter me fjalët: “Unë kam thënë më pak se sa e meriton ai njeri pa nder. Shto edhe 4 vjet për mua, mjeshtër”!
Më parë këtë vit, Turqia ia revokoi basketbollistit pasaportën dhe lëshoi një urdhër arresti, duke e quajtur “person të arratisur nga drejtësia” për mbështetjen e tij ndaj klerikut mysliman Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për grushtin e dështuar të shtetit në korrik 2016.
Pas ndalimit në Rumani kur autoritetet mësuan se pasaporta e tij ishte revokuar, Kanter e quajti Presidentin Erdogan në një konferencë shtypi “Hitlerin e shekullit tonë”.