Albspirit

Media/News/Publishing

Kur Olimpia Smajlaj zgjidhej më e bukura e Bjeshkëve Shqiptare

Spektakli tradicional “Logu i Bjeshkëve”, që mbahet në Malësi të Madhe, ka shpallur fituesen e vitit 2016.

olimpia1Olimpia Smajlaj është femra që u shpall më e bukura e Bjeshkëve Shqiptare për vitin 2016.

olimpia2Olimpia është nga Malësia e Madhe. 21 vjeçarja ka mbaruar studimet e larta për biologji-kimi. Pjesë e jurisë në këtë spektakël tradicional ishin ministrja Mirela Kumbaro dhe Valer Kolnikaj.

Vajza e lindur në Shkodër sapo ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës për Biologji. Mesatarja 9.2! Kush tha që të bukurat nuk mësojnë?! Ndërkohë pasioni i saj është muzika. Ajo është pjesëtare e një grupi rrok si vokaliste.

Më e bukura e Bjeshkëve nuk është ajo vajza malësore, e ndrojtur, por është një e re rebele, me plot ëndrra për jetën dhe mbi të gjitha ambicioze.

Please follow and like us: