Turqia prodhon bombën për shkatërrimin e bunkerëve
Zyrtarët turq deklaruan të hënën se Turqia ka prodhuar bombën e parë për shkatërrimin e bunkerëve, të cilën e kanë quajtur “depërtuesi” (nüfuz edici), raporton agjencia e lajmeve AA.
Korporata e Industrisë Mekanike dhe Kimike (MKEK) kohët e fundit ka miratuar edhe përdorimin e bombës së rëndë 907-kilogramëshe në avionët ushtarakë F-16 dhe F-4.
Ihsan Cagatay Oncel, drejtor i Departamentit të kërkimeve dhe zhvillimit në fabrikën MKEK në Kirikkale, qytet në Turqinë qendrore, thotë se bomba antibunker ka fuqi edhe për shkatërrimin edhe të objekteve të përforcuara.




