Albspirit

Media/News/Publishing

Erasmus +/ Hapet thirrja për bursa doktorature në Universitetin Keele, Angli

Erasmus +/ Hapet thirrja për bursa doktorature në Universitetin Keele, Angli

Hapet thirrja për bursa për studentët dhe stafin në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin Keele, Angli

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët, stafin akademik dhe administrativ të Universitetit të Tiranës në Universitetin Keele në Angli.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime në fushën e kimisë;
– Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie në fushën e kimisë;
– Shkëmbimin e stafit administrativ për trajnim;

Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Doktoraturë

Kohëzagjatja e bursave:
– Doktoraturë (4 muaj);
– Shkëmbimi i stafit akademik për mësimdhënie (5 ditë);
– Shkëmbimi i stafit administrativ për trajnim (5 ditë)

Fushat e studimit:
-Kimi

Për t’u njohur me katalogun e programit përkatës të studimit të ofruar nga Universiteti Keele, ku është e përcaktuar edhe gjuha e tij, klikoni në adresën:
http://www.keele.ac.uk/recordsand…/…/modulecatalogue2015-16/

Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);
– Kompensimin ditor (160 EUR në ditë për stafin);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e Doktoraturës:
-CV+Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
-Foto personale;
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti (në gjuhën angleze lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
-Diplomë e nivelit Master;
-Listë notash e nivelit master (e përkthyer në gjuhën angleze);
-Letër Motivimi;
-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht);
-Letër mbështetëse nga profesori udhëheqës në Universitetin e Keele;
-*Learning Agreement
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Keele lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj në semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, nga koordinatori akademik i Fakultetit dhe nga Zv/Rektori i UT-së për Anën Shkencore dhe Marrëdhëniet me Jashtë, Prof. Assoc. Dr. Ervin Demo.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:http://www.unitir.edu.al/imag…/Bursat/Learning_Agreement.pdf
**Kandidatët që do të aplikojnë për të qenë pjesë e mobiliteteve në nivel doktorature në Universitetin e Keele, paraprakisht duhet të vendosen në kontakt me një profesor në universitetin pritës, i cili do të udhëheqë periudhën e studimit gjatë mobilitetit. Ai/ajo do të duhet t’ju dërgojë një dokument paraprak për të qenë profesori juaj udhëheqës, të cilin do të duhet ta bashkangjisni me dokumentet e tjera të kërkuara për aplikimin tuaj.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik për mësimdhënie:

– CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Diploma e nivelit të fundit të studimeve;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze në nivelin B2;
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie.

http://mundesi.al/erasmus-hapet-thirrja-per-bursa-doktorature-ne-universitetin-keele-angli/

Please follow and like us: