Albspirit

Media/News/Publishing

12 vjeçarja rome me nivel inteligjence më të lartë se Ajnshtajn, jeton në një rimorkio

Nicole është 12 vjeç. Ka sy blu, flokë të gjatë dhe një dëshirë të madhe për t’u rritur shpejt. Në plan të parë, një vajzë si gjithë të tjerat. Por në fakt, Nicole ka një karakteristikë që e dallon nga të tjerët. Është një vajzë superinteligjente. Niveli i saj i inteligjencës arrin në 162, shumë më të lartë se mesatarja që arrin në 100. Dy nga trutë më të mëdhenj të njerëzimit janë Albert Ajnshtajn dhe Stephen Hawking, të cilët po të kishin marrë pjesë në testim do të arrinin në 160. “Kur zbulova që kisha një rezultat kaq të lartë u shokova,” tha Nicole. Nicole i përket komunitetit rom në qytezën Harlow, 50 km larg nga Londra, dhe jeton me familjen e saj në një rimorkio. “Kjo demostron që nuk ka rëndësi vendi nga je,” tha James Barr, babai i vajzës, pastrues rrugësh. Ishte ai që e shtyu vajzën të bënte testin, duke parë progresin e Nicole-s me kalimin e kohës. Që fëmijë, vajza kishte treguar talentin e saj: dinte të zgjidhte problemet më të vështira matematikore që 10 vjeç. E ëma , Dolly e përshkruan Nicole-n si një vazjë të gëzuar, të qeshur dhe shumë studioze. “Është e vendosur të mbarojë shkollën dhe të shkojë në universitet. Por ëndrra e saj e vërtetë është të bëhet pediatre”. Një dëshirë, që duke marrë parasysh aftësitë, shumë shpejt mund të bëhet realitet.

Please follow and like us: