Oranews, lajm per moden me foton e Tom Doshit, ja linku
Java e modës në Londër, sfilata e frymëzuar nga sinjalistika rrugore
Nga:
25/02/2015 – 11:34
0
SHPERNDARJE
|
Të gjithë ata që ndoqën live dhe po shikojnë në këto momente dizajnet e stilistes Anja Hindmarch në javën e modës në Londër, ndoshta nuk do të kënë kurrë mundësi të shohin në këtë formë apo stil shenjat e qarkullimit rrugor. E njohur për humorin britanik të shfaqur në markën e saj, Anja u frymëzua nga sinjalistika rrugore, duke vendosur të gjithë morinë e shenjave në bluza, funde, e pantollona, por edhe në aksesorë si çanta dhe mantele. “Kur jeni duke ngarë makinën, duke dëgjuar muzikën e preferuar në një rrugë pa trafik dhe të drejtë është si të thuash një moment shumë i këndshëm. Kështu që në këto momente unë mora të gjithë grafikën e rrugës, duke e shndërruar në diçka vërtetë të bukur miksuar me pak humor . Nuk e di , por më erdhi shumë e natyrshme edhe pak e rastësishme”- shprehet Hindmarch. Anja ka veshur emra të njohur si Keira Najtlli, Scarlett Johansson, Sienna Miller dhe Reese Witherspoon. Por sërish, stilistja ka në plan të zgjerojë gamën e produkteve të markës së saj. “Ky është sezoni i parë që ne kemi lançuar veshjet me thurje dhe ato të leshta. Pra kemi nisur të hedhim në treg produkte të reja, gjë e cila është vërtetë emocionuese, pasi shumë nga grafikat që në përdorim në çanta dhe aksesorë të tjerë janë gjithmonë si të thuash të riciklueshme, pasi me pak kreativitet mund t’i përdorim ndryshe në modele të reja,” thotë ajo. Kurse sa u përket meshkujve, të paraqitur në sfilatë si punëtorë ndërtimi, Anja thotë se ajo gjithmonë ka qenë e obsesionuar për koret e meshkujve. Shfaqja u prit shumë mirë dhe duartorkitjet dominuan sallën dhe ngjyrat e sfilatës. Hindmarch, prodhimet e së cilës janë shitur në nëntë vende, është vetëm projektuese e aksesorëve në Londër Fashion Week me një shfaqje catwalk. Java tjetër e modës do të ndalet në Milano, ku Versace, Roberto Cavalli dhe Bottega Veneta do të paraqesin kolesionet e tyre vjeshtë dimër 2015. http://www.oranews.tv/article/java-e-modes-ne-londer-hindmarch-frymezohet-nga-shenjat-e-qarkullimit-rrugor
Please follow and like us: