Albspirit

Media/News/Publishing

Qyteti i vogël në Brazil që ka vetëm femra

Noiva do Cordeiro, një vend në Brazil që ka shumë pak meshkujt dhe plot 300 femra. Femrat në këtë vend janë arratisur nga historitë e tyre të mëparshme të dashurisë duke krijuar një fermë dhe duke zbatuar vetëm rregullat e tyre. Ky qytet daton prej vitit 1891 kur një vajzë nga fshatrat është detyruar të martohet me një burrë që nuk e donte. Por më vonë ajo ka ikur duke u fshehur në këtë vend në një kishë katolike. Ato kanë një rregull “Çdo burrë që vjen për të jetuar aty duhet të lajë enët, të pastrojë banjon dhe të gatuajë.” Sipas tyre kjo nuk quhet anti-mashkull por barazi gjinore. Shtëpitë janë të ngjyrosura me rozë dhe portokalli, pemët janë të dekoruara me fjongo, dhe në këtë vend çdo gjë ka dorën e femrës. Vajzat në këtë qytet duan të martohen dhe të krijojnë familje por më përpara ato të fitojnë vetbesimin dhe pavarësinë. “Kam vite pa puthur një mashkull por nuk i kam humbur shpresat që një ditë të gjej burrin e duhur për mua”-thotë njëra nga vajzat. 

Please follow and like us: