Shkarkohen tre drejtorë rajonalë të AKU
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit si pasoje e evidentimit të shkeljeve të vazhdueshme në zhvillimin e funksioneve të tyre dhe mospërmbushjen e objektivave për garantimin e sigurisë ushqimorë, ka marrë masën largim nga detyra për drejtorët rajonalë të AKU në Qarkun Korcë, Dibër dhe Lezhë.
Procesi i auditimit të aktivitetit të cdo punonjësi duke nisur nga pozicionet drejtuese e deri te roli bazë në AKU, do të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë duke mos toleruar në mos përmbushjen e objektivit kryesor të këtij institucioni, garantimin e sigurisë ushqimorë në vend.
Please follow and like us: