E përqafuar me balerinin, nis të diskutohet fotoja e Klaudia Pepës
Klaudia Pepa është duke punuar për videon e saj të re të kërcimit, të cilat do të plotësojnë emrin e saj. Pas K-së, po përgatit L-në. Ajo ka postuar një foto ku e ka paralajmëruar përgatitjen e videos së re, por ndërkaq në media ka nisur të flitet për një tjetër foto, të postuar në Instastory, ku është e përqafuar me një nga balerinët që marrin pjesë në video, Mecnun Giasar.
Ajo e ka shoqëruar me një zemër këtë foto përqafimi dhe kaq është dashur për nisur lajmet për një histori të mundshme të balerinës.
Mecnun ka postuar një varg fotosh nga xhirimet, ku tregon që po punon për projektin e Klaudia Pepës. Gjithçka duket shumë profesionale. Dhe në këto profesione ka sigurisht shumë pasion, ndaj dhe ajo zemra nuk është aspak e tepërt.
E sigurt është që Klaudias nuk i ndahet zemra nga baleti…Koha do e tregojë nëse vlen e njëjta gjë dhe për balerinët… Ndërkaq, fansat e baletit të saj të përgatiten për videon e re.