Facebook përjashton studentet për kalendarin e pahijshëm
Disa vajza studente janë përzënë ka Facebook pasi kanë shpërndarë fotot e tyre nudo, si pjesë e një kalendari që do shitej për bamirësi. Vajzat nga Universiteti i Warwick Rowing Society janë zhveshur për të pozuar nudo në një calendar që shiti 1,500 kopje dhe duke nxjerrë fitime të shumta të cilat shkuan për një fondacion kundër kancerit. 17 figurat kryesore të këtij kalendari pozuan nudo afër lumit Avon në shtëpi të vjetra dhe me pamje artistike. Fotot u postuan në Facebook dhe Twitter. Por bamirëset kanë ngelur të habitura pasi Facebook ka mbyllur llogarinë e tyre ‘Warwick Rowing’s Women’s Naked Calendar’ në këtë rrjet social duke e quajtur nismën e tyre si një akt seksual.
Please follow and like us: