Albspirit

Media/News/Publishing

Rudina Xhunga largohet pas dy vitesh nga Vizion Plus

Rudina Xhunga, autore dhe moderatore e emisionit “Dritare” në Vizion Plus, largohet nga televizioni ku punoi për mëse 2 vjet.

Gazetarja nuk ka treguar arstet e largimit.

Ajo ka preferuar të flasë në një kohë tjetër për arsyet e mbylljes së emisionit Dritare nga Vizion Plus.

Ky television së fundmi është përfolur se po negocion me Sokol Ballën, pas largimit nga Top Channel.

Raportohet se ai ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e këtij televizioni, për të vijuar emisionin e tij në Vizion Plus.

Nuk dihet nëse afrimi i Ballës ka lidhje me largimin e Xhungës.

Për momentin ndërkohë, Rudinën nuk e dimë nëse do ta shohim në një televizion tjetër, apo do të merret vetëm me portalin Dritare.net, të cilin e ka themeluar dhe e drejton bashkë me bashkëshortin Dritan Hila.

Xhunga ka nisur të drejtojë një emision televiziv të prime time në RTSH, në vitin 1998.

Please follow and like us: