Albspirit

Media/News/Publishing

Maryam Rajavi: Protestuesit iranianë ndërruan faqen në historinë e OKB-së dhe Këshillit të Sigurimit mbi Iranin

Nëse vazhdoni, bota do të jetë me ju dhe në anën tuaj.

Përfundimi i heshtjes mbi Iranin dhe shkatërrimi i një pengese prej 4 dekadash tolerimi ndaj regjimit, takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Iranin është produkt i kryengritjes së popullit iranian, i sakrificës së dëshmorëve të tij dhe vuajtjes së të arrestuarve.

Qeveritë e mëdha të botës deri më tani kishin bërë një sy qorr ndaj shtypjes brutale të popullit tonë dhe ekzekutimit të 120,000 vetëve. Protestuesit dhe të rinjtë e Iranit, megjithatë, në hapin e tyre të parë kanë ndërruar faqen e historisë së Kombeve të Bashkuara dhe të Këshillit të Sigurimit në lidhje me  Iranin. Kjo tregon se të rinjtë dhe gratë që u ngritën në rrugët e Izehit, Doroudit, Tuyserkanit, Ghahdarijanit, Joujabadit të Isfahanit dhe 75 qytete të tjera mund dhe duhet të ndërrojnë faqen më të errët të historisë së Iranit.

Sikurse ka thënë udhëheqësi i Rezistencës iraniane, Massoud Rajavi,: “Nëse vazhdoni, bota do të jetë me ju dhe në anën tuaj”.

Please follow and like us: