Kryetari i shumicës parlamentare të SHBA dhe kryetari i komitetit të FA mbështesin kryengritjen në Iran
Washington, D.C. – Udhëheqësi i shumicës parlamentare Kevin McCarthy (CA-23) dhe Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme Ed Royce (CA-39) bënë deklaratën e mëposhtme duke njoftuar se parlamenti do të votojë të martën mbi H. Res. 676 për të mbështetur popullin iranian:
“Të martën, Parlamenti do të votojë mbi një rezolutë dypartiake për t’u bashkuar me administratën në mbështetje të popullit të Iranit. Regjimi radikal në Teheran mohon liritë themelore dhe shtyp opozitën me forcë vdekjeprurëse ndërkohë që hedh miliarda dollarë për aktivitetet terroriste jashtë vendit.
“Ndërkohë që iranianë të guximshëm dalin në rrugë për të protestuar ndaj brutalitetit dhe korrupsionit të regjimit, SHBA nuk mund të përsërisë gabimet e së kaluarës. Kjo rezolutë dënon sulmet e regjimit ndaj protestave të ligjshme dhe e bën të qartë se Amerika përkrah iranianët që duan paqe, liri dhe një jetë më të mirë”.