Albspirit

Media/News/Publishing

Rrepa e bardhë parandalon kancerin

 

 

Rrepa e bardhë është një lloj bime e lashtë, e cila mund të konsumohet si sallatë, por edhe mund të gatuhet.

Sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze, dimri është stina më e përshtatshme për konsumin e kësaj bime. Ajo përmban shumë lëndë e minerale të rëndësishme për shëndetin.

Një fjalë e urtë kineze thotë se “kur rrepa e bardhë del në treg, nuk do të ketë njerëz në farmaci”. Pra, numri i pacientëve do të ulet ndjeshëm pas konsumimit të kësaj bime. Në vijim po ju paraqesim 4 efekte shëndetësore të kësaj bime dhe disa mënyra si mund të gatuhet.

1. Ruan freskinë e lëkurës

Rrepa e bardhë përmban shumë vitamina si A, C etj. Vitamina C ndihmon në parandalimin e plakjes së lëkurës si dhe të njollave në lëkurë. Parandalojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene dhe arteriosklerozën.

2. Shtimi i oreksit

Rrepa e bardhë përmban vaj mustarde, enzimën e niseshtes dhe fibra të papërpunuara, të cilat mund të shtojnë oreksin, të nxitin procesin e tretjes në stomak e zorrë dhe të pushojnë kollën. Sipas teorisë së MTK-së, rrepa e bardhë mund të përdoret për mjekimin e shumë sëmundjeve dhe quhet si bimë magjike.

3. Pastrimi i zorrëve dhe nxitja e metabolizimit

Përveç vitaminave, rrepa e bardhë përmban edhe shumë fibra dietike, veçanërisht fibra bimore, të cilat mund të nxitin punën e stomakut dhe të zorrëve, duke evituar kapsllëkun dhe nxitur metabolizimin. Sipas MTK-së, pastrimi i zorrëve rregullon lëkurën dhe zhduk puçrrat në fytyrë.

4. Parandalimi i kancerit

Rrepa e bardhë përmban substanca që luftojnë kancerin. Po ashtu, enzimat e ndryshme tek kjo bimë luajnë edhe rolin e parandalimit të kancerit.

Please follow and like us: