Irani ndalon anglishten në shkollat fillore
Irani e ndaloi anglishten në shkolla me argumentin se i hap rrugë një “pushtimi kulturor” perëndimor.”Mësimi i gjuhës angleze, si pjesë e kurrikulës zyrtare në shkollat fillore qeveritare dhe jo-qeveritare është në kundërshtim me ligjet dhe rregulloret”-tha kreu i Këshillit të Arsimit të Lartë të Shtetit, Mehdi Navint-Antcham.
Kjo masë u mor pasi lideri suprem shpirtëror i vendit deklaroi se të mësuarit e gjuhës angleze në një moshë të re hap rrugën për “pushtim kulturor” një perëndimor. Mësimi i gjuhës angleze, është pjesë e kurrikulës zyrtare në shkollat fillore qeveritare dhe jo-qeveritare.
Please follow and like us: