Albspirit

Media/News/Publishing

Organizata e komunitetit amerikano-iranian (OIAC) mblidhet në mbështetje të kryengritjes së Iranit

WASHINGTON, DC, SHBA, 6 janar. Megjithë temperaturat  nën zero, sot, qindra amerikano-iranianë bënë tubimin e tyre të dytë para Shtëpisë së Bardhë, ashtu si shumë javë me radhë, për të shprehur solidaritetin me protestat mbarëkombëtare kundër regjimit klerikal në Iran.

Pjesëmarrësit në tubim përsëritën sloganet e demonstruesve kundër regjimit në Iran dhe falënderuan administratën dhe anëtarët e Kongresit për mbështetjen e tyre publike për protestuesit. Të pranishmit po ashtu mirëpritën lidershipin e SHBA në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe rolin e tij në mbledhjen e këshillit mbi kryengritjen e Iranit. Ata gjithashtu dënuan autoritetet iraniane për prerjen e internetit për iranianët dhe i bënë thirrje qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar që iranianëve t’u lejohet sërishmi të lidhen në internet me mbarë botën.

Ish-kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, i nderuari Newt Gingrich, iu drejtua manifestuesve dhe i kërkoi administratës që të përdorë mundësitë e U.S. për të lehtësuar qasjen në internet për iranianët dhe, rrjedhimisht, që populli iranian të komunikojë me botën e jashtme. Ai gjithashtu përgëzoi “demonstruesit trima që rrezikojnë jetën e tyre” për lirinë dhe demokracinë në Iran.

 

Kongresisti Thomas Garrett (R-VA), anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës  së Përfaqësuesve, foli gjithashtu në tubim dhe paralajmëroi biznesin dhe qeveritë kundër mrrëdhënieve me regjimin klerikal. “Ata që ende bëjnë biznes me regjimin iranian,” paralajmëroi ai, “po bashkëpunojnë realisht me rojet revolucionare islamike (IRGC). Këto biznese dhe qeveritë përkatëse”, shtoi ai, “duhet të zgjedhin midis biznesit me Shtetet e Bashkuara dhe atij me IRGC”.

 

Please follow and like us: