Albspirit

Media/News/Publishing

8 Marsi, ekuipazh femrash nga Dehli në San Francisco

Një ekuipazh vetëm me femra ka drejtuar udhëtimin më të gjatë në botë dhe pa ndërprerje, nga Dehli në San Francisco, në nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Avioni Al 73 i linjës ajrore indiane Air India përshkoi një distancë prej 14,500 kilometrash për 17 orë. Ai u nis nga Dehli në 6 mars dhe u ul në San Francisco ditën tjetër, ndërkohë që ekuipazhi u kthye në Dehli në 8 mars. Të gjithë pozicionet në udhëtim, duke përfshirë pilotët, stafi në kabinë, i check-init, kujdesit të doktorit, kontrolli i trafikut ajror, u operuan nga gratë. Linja ajrore ka rreth 3765 femra të punësuara, përfshirë pilote, inxhinjere, teknike, mjeke dhe personel sigurimi.

Please follow and like us: