Albspirit

Media/News/Publishing

Gjykata lejon gjermanin të dalë i zhveshur në oborr

Një gjerman ka fituar betejën ligjore që të ecë i zhveshur nëpër oborrin e shtëpisë së tij, pasi fqinji i tij ishte ankuar se ai po shkon i zhveshur në saunë. Gjykata në Dortmund i ka dhënë leje Robert B, 42-vjeçar, që të vazhdojë të shkojë i zhveshur nga shtëpia deri te sauna që gjendet në oborr. Problemi me fqinjin Roberti e filloi në momentin kur vendosi ta ndërtojë një saunë në shtëpi. Ai çdo ditë shkonte i zhveshur deri në saunë, duke menduar se nuk do të kishte problem për fqinjët e tij. Por fqinji i tij Hans L, ishte ofenduar me shëtitjen e vazhdueshme të Robertit, të cilin vendosi ta dërgojë në gjykatë, transmeton Koha.net. Hansit i kishte penguar shëtitja i zhveshur deri te sauna dhe në gjykatë kishte dëshmuar se fqinji i tij kishte qëndruar në oborr për një kohë shumë të gjatë. Gjykata në Dortmund vendosi se Roberti ka lirinë e plotë në oborrin e tij, pasi ai shkonte në saunë vetëm dy herë në javë dhe kjo ishte e pranueshme për gjykatën.

Please follow and like us: