Fshatarët e shpronësuar u përleshën me regjimin, tubimet e protestave vazhdojnë në qytete të ndryshme
Të dielën, më 21 janar, protestat e njerëzve të shpronësuar vazhduan në qytete të ndryshme të vendit:
- Fshatarët e distriktit Ismailieh të Ahvazit u mblodhën për të dytën ditë duke kërkuar të punonin në tokën e tyre bujqësore, të marrë nga regjimi i mullahëve. Policia dhe agjentët e shërbimeve sekrete rrethuan dhe sulmuan protestuesit, gjë që çoi në përplasje dhe një numër protestuesish u plagosën. Fermerët kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur që toka t’u kthehet, duke paraqitur dokumentet e tyre të pronësisë, ndërsa regjimi jo vetëm që nuk kthen i tokat, po edhe refuzon t’i punësojë ata në tokën e tyre dhe punëson punëtorë joautoktonë me paga shumë të ulëta.
- Punëtorët e “Pars Paper” të Haft Tappeh në Shoush vazhduan grevën e tyre për të dytën ditë, në shenjë proteste për uljen e pagave, për moszbatimin e planit të klasifikimit, për vendosjen e kontratave direkte dhe për shkarkimin e menaxherit dhe drejtorit administrativ. Në manifestimin e protestave të djeshme, punëtorët brohorisnin: “Ju, ISIS, lëreni Parsin të lirë”.
- Fermerët e shpronësuar të Naqadehut u mblodhën para uzinës së Azar Sugar për të protestuar për kërkesat e tyre që ende nuk janë përmbushur. Autoritetet e regjimit nuk paguajnë çmimin e prodhimeve të tyre, pasi të gjithë fermerët duhet t’i shesin prodhimet e tyre në fabrikë.
- Punëtorët e dalë në pension të Kian Tyre u mblodhën para Ministrisë së Industrisë dhe Minierave në Teheran për të protestuar për kushtet e tyre të këqija të jetesës. Ata mbanin një flamur që thoshte: “Kemi dëgjuar gënjeshtra për gjashtë vjet, por kurrë nuk kemi parë ndonjë gjë për të drejtat tona”.
- Punëtorët e fabrikave Kian Kurd vazhduan protestat e tyre duke u mbledhur në rrugën Malayer-Arak. Ata kërkuan formimin e një organizate punëtorësh në këtë fabrikë. Protestuesit mbanin një flamur që thoshte: “Kushtojini vëmendje punëtorëve të Kian Kurd, pagat e punëtorëve nuk janë paguar për gjashtë muaj.” Kërkesa të tjera të këtyre punëtorëve përfshinin pagimin e shpërblimeve për fundvitet 2016 dhe 2017, daljen në pension të disa punëtorë që janë në prag të daljes nga puna për shkak të ligjeve të ashpra të punës.
- Në Zanjan, punonjësit e shërbimeve civile të distriktit 2 organizuan një protestë përpara ndërtesës së komunës së qytetit për të protestuar për transferimin e menaxhimit të këtyre shërbimeve në grupe të lidhura me regjimin, nën maskën e privatizimit.
- Njerëzit e plaçkitur nga instituti qeveritar i Kaspikut në Mashhad u mblodhën para Degës Khayyam të institutit. Ata thërrisnin: “Instituti i Kaspikut ka vjedhur dhe qeveria e ka mbështetur.” Ata shprehën zemërimin e tyre ngaqë autoritetet i kanë shpërfillur protestat dhe goditën me vezë dhe domate ndërtesën e institutit.
- Në Teheran, një grup njerëzish të plaçkitur nga Instituti i Kaspikut u mblodhën para degës Darvazeh Dowlat të institutit dhe shprehën protestën e tyre duke zbrazur mbeturinat para ndërtesës.
- Stafi i Organizatës së Ujërave në Fatemi Ave. në Teheran u mblodh për të protestuar kundër mospagesës së pagave të tyre për 9 muaj.
- Në Teheran, një grup studentësh PhD. u mblodh para parlamentit të regjimit dhe protestuan kundër mospagimit të kërkesave të tyre tetë mujore të studentit dhe papunësisë.
- Dyqanet e kompleksit të pazareve Plasco protestuan para rrënojave të ndërtesës. Regjimi nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e tij të rreme për të paguar kompensimin e këtyre dyqaneve. Ndërtesa Plasco i përket Fondacionit Mostazafan, një institucion i lidhur me Khamenein. Ndërtesa 17-katëshe, një nga qendrat më të rëndësishme të pëlhurave dhe veshjeve, me 560 njësi tregtare, u shemb më 20 janar të vitin të kaluar nga një zjarr i tmerrshëm. Regjimi i mullahëve nuk bëri asnjë hap për të shuar zjarrin dhe për të shpëtuar një numër të madh dyqanxhinjsh dhe zjarrfikësish që u përfshinë nga flakët.
- Shkrimi i slloganeve anti-qeveritare, të tilla si “Vdekje Khameneit”, vazhdon në qytete të ndryshme. Në Urmia, nxënësit shkruan në mur: “Vdekje Khameneit, babai nuk ka bukë”. Në Yasuj, në përgjigje ndaj mercenarëve të regjimit që pastrojnë sloganet nga muret, njerëzit shkruan: “Vdekje Khameneit! Ja i pastruat dhe muret janë të pastra e të bardha, po çfarë do të bëni me fytyrën e zezë të Udhëheqësit (Khamenei)?””
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
Please follow and like us: