Albspirit

Media/News/Publishing

Fenomeni ersekist me derrat e eger

 

Jetojme ne kohen e gripit te derrave. Por ekzistojne edhe njerez qe kane guximin t’i rrisin ata ne shtepi. Dhe jo derra dosido, por nga ata te egrit.

Do takojme njeriun e cuditshem qe po sfidon ligjet e natyres. Mikpritesi quhet Xhelal Veizi dhe ai jeton ne fshatin Vishanj te Ersekes. Ne shtepine e tij ai ka krijuar arken e Noes me faunen me te cuditshme qe mund te gjesh ne qarkullim. Xhelali, rrit krahas kafsheve te tjera edhe nje tufe me derra te eger.

Mbajtja e derrave te eger nuk eshte nje pune e lehte ashtu sikurse zbutja e cdo kafshe te eger eshte ne nje fare menyre, nje dhunim i ligjeve te natyres. Xhelali eshte kaq i dhene pas derrave, sa u ka vene atyre edhe emra. E gjithe kjo, per arsye organizimi. Gjithmone ka nje apel qe duhet bere.

“U kam vene emra politikanesh. Bushi eshte nje mashkull i rrezikshem qe nuk behet shaka me te. Tigri eshte ekzemplari i pare qe ka shtuar kopene”, thote Xhalali. Fermeri i Vishanjes gjithsesi nuk ndihet i lodhur. Ai eshte tejet i apasionuar pas tufes se derrave qe ka sa nuk behet fjale qe t’i nxjerre ata ne shitje.

Deshira e vetme qe Xhelali ka eshte qe te krijoje pse jo se shpejti habitatin e tij natyral me derra te eger, te vizitueshem edhe nga kureshtaret. Nje kopesht zoologjik rural ne malin e Gramozit, dhe me te vertete, asgje nuk eshte e pamundur.

Please follow and like us: