Albspirit

Media/News/Publishing

Spanje, semafor me simbolin femeror

Te gjithe respektojme pothuajse perdite shenjat e semaforeve, te cilet na sinjalizojme te ecim ose jo, por pakkush e ka shkuar ne mendje se figura e kuqe apo e gjelber eshte e seksit mashkull.

 Ja qe ne qytezen e Madridit, Fuenlabrada, autoritetet kane meduar qe sekset te kene cdo gje te ndare ne menyre te barabarte. Sinjalistika rrugore eshte ndryshuar ku semaforet tashme kane si simbol femren. Propozimin e vecante e ka bere Rosalina Guijarro, ndersa qytetatet e te dyja sekseve jane entuziaste per kete ndryshim interesant.

Behet fjale per nje ndryshim te rendesishem, pasi vetem nje gjenerate me pare, Spanja ishte nje nga vendet me realitetin me konservator te Europes. “Behet fjale per tabela te thjeshta rrugore por kjo eshte shume e rendesishme pasi barazia gjinore eshte mbi te gjitha ceshtje komunikimi”, shprehet Rosalina Guijarro.

Prej vitesh, Spanja po punon per te rivleresuar figuren e femres ne shoqeri. Sipas nje ligji, punonjeset femra ne administraten shteterore duhet te jene te pakten ne masen 40 %.

Please follow and like us: