Albspirit

Media/News/Publishing

Shpeton nga burgu per nje qime

Nje burre suedez i ka shpetuar akuzes per vrasjen e bashkeshortes pasi hetuesit kane zbuluar se ajo u vra nga nje drer. Ngjarja ka ndodhur ne pjesen me veriore te vendit nordik ne 5 shtator te vitit 2008 kur Agnesa Westlund doli bashke me qenin e saj per te bere nje shetitje ne pyll. Ajo u vonua dhe burri i shqetesuar doli ta kerkonte por e gjeti pa jete. Ingemar u akuzua per vrasjen e se shoqes dhe u burgos per rreth 5 muaj ne Loftahammar pasi policia e kishte ne krye te listes te te dyshuarve.

Ne mungese te provave ai u lirua, por hijet e dyshimit vazhdonin te binin mbi te. Gjate nje kontrolli me te detajuar qe iu be xhupit te viktimes, doli se qimet nuk ishin te qenit, por te nje dreri.

“Ishte nje proces i keq gjyqesor. Pas nje aknthi qe zgjati me shume se nje vit, hetuesit as nuk me lajmeruan. E mora vesh nga gazetat te verteten”, u shpreh i akuzuari. Me pak fjale, ndryshimin u be per nje qime sepse po te mos gjendej kjo prove, burri mund ta kishte kaluar jeten pas hekurave per nje krim qe nuk e kishte kryer asnjehere.

Please follow and like us: