Albspirit

Media/News/Publishing

Ballkani Perëndimor, mes barutit dhe paqes

 

Suzana Tahiri

Ka një përpjekje të madhe ndërkombëtare për të pajtuar vendet e Ballkanit Perëndimor, por ndërkaq nuk mungon dhe ‘shija e barutit’ që endet sa në një vend në tjetrin.

Vrasja misterioze e Oliver Ivanoviçit në Mitrovicë vuri në pikëpyetje përpjekjet e përbashkëta Beograd-Prishtinë për të normalizuar marrëdhëniet, ku hapi i parë dhe më i rëndësishëm është njohja e pavarësisë së Kosovës.

Maxhoranca e re qeverisëse në Maqedoni, ku shqiptarët kanë një rol përcaktues, la mënjanë vetëmburrjet nacionaliste dhe bisedoi sy më sy me Athinën zyrtare, për të gjetur një emër të ri të shtetit të saj, çka do i garantojë edhe hyrjen e menjëhershme në NATO.

Përkundër tyre zëra nacionalistë në dy shtetet fqinje kanë shpërthyer në protesta të dhunshme. pasi dihet se banda e zuzarëve gjendet komode pikërisht në këtë strehë.

Pobleme ka ndërkaq mes Malit të Zi dhe Serbisë, i pari anëtar me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut Verior dhe i dyti me aspiratë në NATO e BE, por edhe me një lidhje sui generis me Moskën zyrtare.

Të gjitha këto vende, në çdo kohë, mund të gjejnë gjëra që i ndajnë dhe kur i mëshojnë shumë atyre rikthehen sërish në konflikt, megjithatë në secilin shtet ka forca progresive që shohin përpara, që duan më shumë paqen e zhvillimin.

Pikërisht ky është edhe investimi më i madh që duhet bërë në një moment kthese për Ballkanin Perëndimor.

Për herë të parë në favor dhe në mbështetje të tij janë SHBA, BE dhe shumë vende të tjera me pëshë ndërkombëtare, çka duhet shfrytëzuar në qetësimin e këtij rajoni problematik dhe në kthimin e tij në familjen e madhe auro-atlantike.

Secili popull ka forca të mjaftueshme për të izoluar zërat ndarës dhe për të parë nga e ardhmja e përbashkët.

Please follow and like us: