Albspirit

Media/News/Publishing

Bënë “thashetheme” në internet, dënohen 200 veta

Autoritetet kanë ndëshkuar 197 njerëz, pasi përhapën zëra të pavërteta në internet për rënien e bursave. Sipas agjencisë së lajmeve kineze “Xinhua”, një gazetar dhe disa zyrtarë të bursave janë arrestuar, ndërsa nuk jepen detaje të tjera. Aksionet kineze ranë më 8% pas një jave negative në bursa që përhapi panik në tregjet ndërkombëtare. Mediat kineze shkruajnë se gazetari i arrestuar ka pranuar se kishte përhapur lajme të rreme, ndërsa zyrtarët e bursave u arrestuan sepse bënë të njëjtën gjë për fushën e tyre duke kritkuar qeverinë. Por, sipas gazetës britanike “Fiancial Times”, liderët kinezë vërtetë e menaxhuan keq krizën në bursa. Gazeta pretendon se burime të ndryshme konfirmojnë se qeveria kineze vendosi që të hiqte dorë nga përpjekjet për të ndihmuar bursat dhe u përqëndrua tek ndëshkimi i njerëzve që akuzohen se kanë sjellë destabilizimin e tyre.

Please follow and like us: