Cërrik, gjendet pas dy ditësh 16-vjeçarja
U denoncua si e zhdukur nga shtëpia për dy ditë, por është gjetur dhe ka befasuar 16-vjeçarja nga Cërriku.
Policia Vendore e Elbasanit bëri të mundur gjetjen dhe identifikimin e një adoleshenteje e cila ishte larguar nga banesa 3 ditë më parë, banuese në fshatin Shkozë. Ishte babai i saj, A. A., vjeç 48, që njoftoi se i ishte larguar nga banesa vajza B. A., vjeç 16. Burime policore bënë të ditur se e gjetën vajzën, pa sqaruar se ku. Por pasi është gjetur, ajo i ka tronditur prindërit, pasi ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj.
Pas deklarimeve, Policia ia ka dorëzuar vajzën familjarëve. Për hetime të mëtejshme m aterialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Please follow and like us: