Albspirit

Media/News/Publishing

Facebook fillon ofrimin e “Instant Articles” për të gjithë publikuesit

Screen-Shot-2016-02-17-at-10.12.53-AM-930x406Siç kishte premtuar, Facebook ditën e sotme bëri të disponueshëm për të gjithë publikuesit programin “Instant Articles”, ku të gjithë mund të importojnë përmbajtjet e tyre për ti publikuar direkt në rrjetin social.

Kompania u shpreh se adoptimi i këtij programi ka qenë marramendës me ku aktualisht janë përfshirë mbi 1,000 publikues në të gjithë botën. “Kemi prova të qarta se Instant Articles ofron një eksperiencë më të mirë leximi për përdoruesit dhe një mundësi të artë për publikuesit që duan të rrisin audiencën,” shkruante menaxheri i produktit pranë Facebook, Josh Roberts.

Ofrimi i këtij programit për të gjithë publikuesit përbën një avantazh të Facebook ndaj Google ku ky i fundit gjithashtu ka një iniciativë të vehten quajtur Acclerated Mobile Pages. Që të dy përpjekjet në themel kanë eleminimin e shfletimit të ngadaltë por që ai i Google është me kod të hapur që i bie që Twitter ta përdorë lehtësisht.

Në muajin Shkurt, Facebook bëri lançimim publik të Instant Articles, një projekt ky i cili rivlerëson terësisht mënyrën sesi individë konsumojnë përmbajtje nga paisjet mobile. Instant Articles debutoi në Maj të 2015-tës ku vetëm një grup publikuesish si The Atlantic, BBC News, BuzzFeed, The Guardian, National Geographic, NBC, New York Times dhe Spiegel Online kishin qasje.

Instant Articles lavdërohet për eksperiencën e shpejtë të konsumit të përmbajtjeve ndërsa disa publikes mendojnë se është thjeshtë një mënyrë kanabalizimi përmbajtjesh nga vetë rrjeti social. (PCWorld Albanian)

 

Please follow and like us: