Shtëpia operistike e Hamburgut hap dyert për sopranon shqiptare, Elbenita Kajtazi
Shtëpia operistike e Hamburgut, hap dyert për sopranon kosovare, Elbenita Kajtazi. Sopranoja kosovare ka shkruar se ndihet e lumtur që tani e tutje kjo shtëpi do të jetë shtëpia e performancave të saj në mjaft role sfiduese e të dashura. “Të jesh pjesë e ansamblit të një shtëpie operistike siç është ajo e Hamburgut është privilegj shumë i madh. Puna dhe përkushtimi i madh që i kam vënë këtij profesioni, po më shpërblehet çdo ditë, prandaj miq të dashur nuk duhet dorëzuar asnjëherë, sepse asgjë nuk është e pamundur”, është mesazhi i sopranos pas marrjes së këtij lajmi. Elbenita Kajtazi, vjen nga qyteti i Mitrovicës ajo ka performuar, në disa prej shtëpive më të rëndësishme të operës në Evropë.
Please follow and like us: