Video/Kënga ‘Mall’ e Eugent Bushpepës vjen cover nga muzikanti anglez
Kënga “Mall” fituese e Festivalit të Këngës në RTSH e Eugent Bushpepës, po qarkullon në youtube por e kënduar nga një muzikant anglez. Danny McEvoy quhet artisti, i cili njihet edhe për shumë cover-a të tjerë të këngëtarëve të njohur në botë. E veçanta dhe e bukura e këtij interpretimi është se këngëtari e këndon në shqip dhe në fund të këngës ai kërkon falje për shqipërimin e tekstit. Ai mban në kokë edhe një kapele me simbolin e flamurit shqiptar. “Mall” është kënga e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.
Please follow and like us: