Albspirit

Media/News/Publishing

Hollanda tërheq ambasadorin e saj nga Turqia

Holanda njoftoi sot tërheqjen e ambasadorit të saj në Ankara për shkak të marrëdhënieve të vështira dhe nuk do të lejojë marrjen e detyrës së një përfaqësuesi turk në territorin e saj.

Në këtë mënyrë duket se ka një përshkallëzim të ftohjes së marrëdhënieve mes Hollandës dhe Turqisë, duke i çuar në një nivel më të ulët se ai i vitit të kaluar.

Në atë kohë Haga refuzoi të presë në territorin e saj dy ministra turk, të cilët dëshironin të zhvillonin takime politike në mbështetje të presidentit Recep Tayyip Erdogan.

“Që nga ajo periudhë, pavarësisht diskutimeve nuk kemi arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe”, deklaroi ministri holandez i Punëve të Jashtme, Halbe Zijlstra në një deklaratë.

Please follow and like us: