Albspirit

Media/News/Publishing

Kisha greke në krye të protestave për emrin e Maqedonisë. Kryepeshkopi Jeronim: Nuk mund të heshtim

Protestat në Greqi  kundër opsioneve që po diskutohen me Shkupin zyrtar për emrin e Maqedonisë kanë patur edhe përfshirjen e Kishës Orthodhokse Greke. Si një nga organizatoret e tyre, Kisha ka dalë hapur në një angazhim poilitik dhe shoqëror që pak duket se ka të bëjë me misionin e saj, e për më shumë me mesazhet dhe tekstet që ajo referon në mësimet e veta.

Kryepeshkopi Jeronim ka deklaruar madje se “Kisha nuk mund të heshtë dhe të qëndrojë passive, veçanërisht kur interesat kombëtare të vendit tonë kërcënohen dhe vihen në diskutim. KIsha nuk ka qenë kurrë indiferente për çështjet nacionale apo sociale në asnjë periudhë të historisë porn ë mënyrë direkte apo indirekte ka ndihmuar në kuptimin dhe zgjidhjen e tyre”.

Sigurisht që një rol i fesë në këto çështje mund të mirëkuptohet, por priftërinj që dalin dhe u prijnë turmave për çështje politike, është e pazakonshme. Është po kjo Kishë që kundërshtonte edhe propozimet për masa ndaj pronave të saj me rastin e krizës financiare të vitit 2008 që e goditi keq Greqinë.

Please follow and like us: