Rama i pagoi Izet Haxhisë 1400 euro shpenzime gjyqi
Kryeministri Rama ka firmosur në Këshillit të Ministrave datë 9 korrik 2014 vendimin për të kryer pagesën
prej 1400 eurosh në adresë të Izet Haxhisë, person i dënuar për ngjarjen e vrasjes së Azem Hajdarit.
Vendimi i qeverisë është marrë në zbatim të urdhërimeve të Gjykatës së Strasburgut, e cila caktoi një gjobë për palën shqiptare në shumën prej 1400 eurosh. Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë, kryeministria.al, thuhej se “qeveria vendosi: 1. Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, datë 5.11.2013, për çështjen nr.34783/06, “Izet Haxhia kundër Shqipërisë”, në shumën 1 400 (një mijë e katërqind) euro, si dhe pagesën e tatimit mbi të ardhurat për dëmshpërblimin”.
Shtetasi Izet Haxhia është dënuar me 20 vjet burg nga Gjykata e Tiranës si pjesëtarë i grupit që vrau deputetit e PD Azem Hajdari. Ky dënim është konfirmuar në çdo shkallë gjykimi, madje në gjyqin në Strasburg, 9 gjykatësit e Strasburgut kanë shkruar në vendim jo vetëm se gjyqi ka qenë korrekt, por edhe se Izet Haxhia kishte plan të organizuar edhe për vrasjen e presidentit të Shqipërisë. Sali Berisha.
Izet Haxhia është dënuar edhe nga gjykata e Athinës me burgim të përjetshëm për vrasjen e Riza Kurbneshit, 3 muaj pas vrasjes së Azem Hajdarit dhe më pas ka shkuar në Turqi.
Izet Haxhia u arrestua në Turqi në vitin 2005 dhe më pas çështja e ekstradimit të tij në Shqipëri mbeti pezull. Derisa Gjykatat e Turke kanë marrë vendim për të ekstraduar në Shqipëri. /faktor.al