Anila Bisha: Numëruesi i Qendrës së Votimit për PS dhe drejtori i Teatrit Kombëtar më përjashtoi nga skena
Prej disa ditësh aktorët e Teatrit Kombëtar janë përfshirë në revoltë, lidhur me zhvendosjen e godinës së Teatrit, në sallën “Turbina” si dhe për projektligjin për artin dhe kulturën.
Artistët kanë nisur një peticion kundër Ministrisë së Kulturës, ndërsa mbrëmjen e së premtes një grup prej tyre, kanë qenë të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ku parashtruan shqetësimet e tyre.
Por aktorja e njohur Anila Bisha ka sulmuar ashpër drejtorin e Teatrit, Hervin Çuli duke thënë se i ka mbyllur derën duke mos i dhënë asnjë rol.
Bisha tha se Hervin Çuli i ka thënë se nuk do të shkelë deri sa të jetë ai aty.
“Sa të jem unë drejtor nuk do të punosh në Teatrin Kombëtar, sepse ke sharë Teatrin”, u shpreh aktorja, duke cituar Çulin.